Written by Muhamed Dërmaku www.sinqeriteti.com Tuesday, 04 September 2012 15:45
Pyetje & Përgjigje
Si bëhet sexhdeja e falënderimit dhe ajo e leximit të Kur’anit?
Përgjiigje:
Sexhdeja e falënderimit bëhet në rast kur dëgjon për ndonjë gëzim të madh, që është arritur ndonjë dobi ose është larguar ndonjë dëm, qoftë ai personal apo shoqëror e kolektiv. Përbëhet prej një sexhdeje duke rënë në tokë (dysheme) në momentin kur e dëgjon lajmin, por mund të bëhet edhe më vonë.
Sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, nuk kërkohet abdesi, as mbulesa për femrën, as të drejtuarit kah kibleja. Nuk ka ndonjë dua të posaçme që kërkohet të thuhet në sexhden e falënderimit, por mjafton çfarëdo lutje që përmban falënderim dhe madhërim të Allahut.
Kurse sexhdeja e leximit të ajeteve që përmbajnë fjalë të sexhdes, me ç’rast kërkohet sexhdeja e leximit të Kuranit, po ashtu përbëhet prej një sexhdeje dhe nuk ndryshon nga rregullat e sexhdes së falënderimit, të cilat u përmendën më lart, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve. Kjo e ka duanë e vet, të cilën mund ta gjesh në libërthin “Mburoja e Muslimanit”.
Këto janë sexhde të rastit dhe janë ibadet në vete, e jo namaz. Këto i përngjajnë dhikrit më shumë sesa namazit, andaj edhe nuk kërkohet abdesi për këto dy sexhde.
Allahu e di më së miri!!
Umra 2013
Vizitat e Faqes








![]() | Sot | 27159 |
![]() | Dje | 49396 |
![]() | Këtë Javë | 27159 |
![]() | Javën e Kaluar | 334778 |
![]() | Këtë Muaj | 871302 |
![]() | Muajin e Kaluar | 1030646 |
![]() | Gjithsej | 14839398 |




































