Mos të ulet sa të falë dy rekate

Namazi

I Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

Kur ndonjëri nga ju futet në xhami mos të ulet derisa të falë dy rekate.”

Buhariu në “Koleksionin e haditheve autentike” (444) dhe (1163). Teksti është i tij.

Muslimi në “Koleksionin e haditheve autentike” (714) (69-70).

 

Jurisprudenca e hadithit:

– Obligueshmëria e faljes së dy rekateve kur futesh në xhami.

– Ky gjykim përfshin të gjitha xhamitë. Madje dhe Xhaminë e Shenjtë (Kaben). Përsa i përket hadithit “përshendetja e Shtëpisë (Kabes) është tavafi” ky nuk ka bazë.

– Në këtë gjykim nuk futen namazgjatë ku falet namazi xhenazes dhe i festave.

– Ky gjykim është i përgjithshëm në të gjitha kohët:

Dhe ditën e xhuma kur hatibi është duke mbajtur hutben. Bazuar në hadithin:

“Kur ndonjëri nga ju vjen ditën e xhuma dhe hatibi është duke ligjëruar, atëherë le të falë dy rekate dhe të shpejtojë në faljen e tyre.”

 

Gabime që duhen përmirësuar:

1. Shumë prej namazlive kur futen në xhami ditën e xhuma dhe ezani është duke u thirrur ndërsa hatibi është në minber, presin mbarimin e ezanit pastaj i falin dy rekate.

E sakta:Ata duhet të falin dy rekate (tehijetul-mesxhid) në mënyrë që të jenë gati për dëgjimin e hutbes.

2. Hadithi i përhapur në gjuhët e njerëzve “Kur imami është duke ligjëruar nuk lejohet falja e namazit dhe as fjalët” nuk ka baze.

E sakta:Lejohet falja e dy rekateve në kohën kur futesh në xhami edhe nëse imami është duke mbajtur hutben.

“Zubdetul-efhami bifeuaidi umdetil-ahkami”

Përktheu: Unejs Sheme

Daveti gif

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje