TREGIMI I VAJZËS SË SËMURË

Femra6

Ky tregim është për një vajzë e cila në moshën e saj rinore ballafaqohet me një sëmundje vdekjeprurëse. Ajo ishte një vajzë e cila u edukua në pajtim me mësimet fetare dhe kishte mësuar disa pjesë të Kuranit.

Një ditë pasi që ndjeu dhimbje shkoi për vizitë tek mjeku i saj në qendrën shëndetësore. Pas disa kontrollimeve mjekja i dha një udhëzim për në spital për ti vazhduar testimet e duhura para se të vendoset diagnoza. Aty ajo dhe familja e saj e marrin lajmin e hidhur: Vajza ishte e sëmurë nga sëmundja e kancerit. Përderisa prindërit ishin të shokuar vajza ishte më  durimtare dhe tha: të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi, i dorëzohem Allahut dhe jam e kënaqur me caktimin e Tij. Pas kësaj familja e dërgoi vajzën në një prej spitaleve më të njohur në Arabinë Saudite dhe filloi mjekimi dhe terapia intensive. Në këtë kohë vajza besimtare u angazhua me adhurime që e forconin lidhjen e saj me  Allahut, e mësoi Kuranin përmendsh, por pas disa muaj lajmi ishte ende më tronditës: kanceri u përhap në tërë trupin. Në këtë gjendje nuk kishte shpresa se vajza do të mbetet e gjallë, ditët e saja ishin të numëruara (me lejen e Allahut).

Prindërit tanimë përfundimisht e kuptuan se çdo gjë varet prej caktimit të Allahut. Kur vajza e kuptoi se gjendja e saj po keqësohet kërkoi prej prindërve të saj të shkojnë në Meke për ta kryer Umren. Derisa ishte në Meke pinte nga uji i Zemzemit me nijet të ilaçit dhe në sexhde, me vendosmëri kërkonte që Allahu ta shërojë atë nga kjo sëmundje. Pasi doli prej Qabes e ndjeu në forcë që nuk e kishte ndier prej kohës kur e kapi sëmundja. Kur u kthye në qytetin e saj situata e saj vazhdoi të përmirësohet. Vendosi të shkojë tek mjeku dhe pas kontrollimit u konstatua se ajo e shëndoshë. Tanimë nuk kishte asnjë shenjë të kancerit në trupin e saj. Mjekët të habitur thanë:  Po të mos e dinim gjendjen e saj do të thonim se ajo asnjëherë nuk ishte e sëmurë.

Me të vërtetë Allahu, bën çfarë do, kur do që diçka të ndodh thotë: bëhu dhe ajo bëhet, i madhëruar qoftë Allahu, subhanehu ue te’ala.

Po të mos ishte kjo vajzë e edukuar fetarisht, a do të ishte kjo lidhshmëri e saj me Allahu, subhanehu ue te’ala. Ata që nuk e kanë kuptuar esencën e mbështetjes tek Allahu, i dorëzohen sëmundjes dhe në dhomën e tyre e presin vdekjen, ditë pas dite…kjo vajzë nuk ishte e këtillë.

Disa prej mësimeve të këtij tregimi:

-Shkalla më e lartë e durimit është në momentin e goditjes me sprovë.

-Kujtoja vetes se kush është krijuesi jonë dhe te kush do të kthehemi pas vdekjes. I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, pas fjalëve: Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi thoshte: “O Allah jepma shpërblimin e kësaj humbjeje dhe zëvendësoje atë me diçka më të mirë.”

-Rrënjoseni thellë në zemrën tuaj besimin në caktimin e Allahut, një besim për të cilin sot shumica e muslimanëve kanë nevojë.

-Mos u dorëzo sepse durimi dhe mosdorëzimi, orientimi kah adhurimet në momentet e sprovave e forcojnë njeriun dhe e lehtësojnë musibetin.

-Uji i Zemzemit është ujë i bekuar për të cilin i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: Uji Zemzem është i dobishëm për çfarë të pihet. Nevojitet bindje dhe besim e jo testim i ujit të Zemzemit.

-Duaja është arma e besimtarit e cila largon gafletin dhe forcon lidhjen me Krijuesin.

-Exheli është caktim i Allahut dhe atë e di vetëm Allahu. Mjekët nuk duhet të spekulojnë me jetën e njeriut dhe të kenë kujdes nga fjalitë e këtilla para njerëzve të sëmurë.

Libri: Përvoja të dobishme gjatë thirrjes Islame

Përktheu: Talha Kurtishi

Daveti gif

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje