Veçoria më e mirë e njeriut

durimi

Veçoria më e mirë e njeriut është durimi

 

Allahu i Lartësuar na ka lajmëruar se veçoria më e mirë e njeriut është durimi, duke e vërtetuar këtë me betim.

“… por nëse duroni, kjo është më e mira (rrugë) për të durueshmit.”(En-Nahl: 126)

 

Me durim dhe devotshmëri nuk mund të të dëmtojnë ngatërresat e armikut, sado me ndikim që të jenë ato.

“Por nëse ju duroni dhe ruheni nga gjynahet, dinakëritë e tyre nuk mund t’ju dëmtojnë aspak. Vërtetë Allahu ka dijeni për çdo gjë që punojnë ata.”(Al-Imran: 120)

 

Kurani Fisnik na tregon se Jusufi -alejhi selam-, ka arritur pushtet dhe fuqi me durim dhe devotshmëri.

“…atë që ruhet (nga gjynahet) dhe bëhet i durueshëm, Allahu e shpërblen, se Ai kurrë nuk ia humb shpërblimin punëmirëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje