Ebu Hurejra dhe nena e tij

2

Ebu Hurejra, radij Allahu anhu, e kishte nënën idhujtare, jomuslimane. E ftonte që të pranonte Islamin por ajo refuzonte. Jo vetëm që refuzonte por fliste keq për Muhamedin, sal-lAllahu alejhi ue selem, dhe Ebu Hurejres i duhej që të dëgjonte prej saj fjalë të papëlqyeshme për Muhamedin, sal-lAllahu alejhi ue selem, dhe kjo e lëndonte shumë, se Ebu Hurejra musliman e donte fort Muhamedin, sal-lAllahu alejhi ue selem, por çfarët’i bënte?!

Një ditë Ebu Hurejra, radij Allahu anhu, e fton nënën e tij të pranonte Islamin, si gjithmonë, por nëna jo vetëm që nuk e pranoi Islamin, por i thotë fjalë të rënda dhe flet keq për Muhamedin, sal-lAllahu alejhi ue selem. Ebu Hurejra, radij Allahu anhu, shkon duke qarë tek Muhamedi , sal-lAllahu alejhi ue selem, dhe i thotë:

“O i Dërguari i Allahut, lute Allahun që ta udhëzojë nënën time! Ta udhëzojë në Islam, sepse kur unë e ftoj në Islam, jo vetëm që nuk pranon Islamin, por flet keq për ty.”

Shikoni pra, edhe pse nëna i fliste kaq keq për Islamin dhe për Muhamedin, sal-lAllahu alejhi ue selem, Ebu Hurejra nuk hoqi dorë nga udhëzimi i nënës. Vazhdonte ta dëgjonte, ta respektonte, po jo aty ku kishte kundërshtim ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, dhe përpiqej që ajo të pranonte Islamin dhe shkon tek Pejgamberi, alejhi selam, dhe i thotë: “Bëj lutje për nënën time!” Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, bëri lutje dhe thotë:

“Allahume hdij ume Ebi Hurejre!”  –  “O Allah, udhëzoje nënën e Ebu Hurejrës!”

Kthehet Ebu Hurejra, radij Allahu anhu, në shtëpi. Kur i afrohet derës së shtëpisë e gjen derën të mbyllur. Nëna i dëgjon zhurmën e këmbëve dhe i thotë:

“O Ebu Hurejre, qëndro aty ku je! Ndalu në vend!”

Thotë (Ebu Hurejra): “Dëgjova zhurmë uji. (D.m.th: nëna e tij ishte duke u larë.) Pastaj mbasi lahet, vesh këmishën dhe doli pa vënë shami në kokë dhe thotë: ‘Eshhedu en la ilahe il-lAllah ue eshhedu ene Muhameden abduhu ue resuluhu’ – ‘Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe Muhamedi është robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij’.”

Pra, pranon fenë islame. Ishte duke marrë gusul për të pranuar Islamin.

Thotë (Ebu Hurejra): “Në këtë moment kthehem te Profeti, sal-lAllahu alejhi ue selem, nga gëzimi i madhe dhe i them: ‘O i Dërguari i Allahut, Allahu i lartësuar e pranoi lutjen tënde dhe nëna ime pranoi Islamin!’”

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, falënderoi Allahun dhe tha fjalë të mira. Atëherë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, bëj lutje tek Allahu i lartësuar që mua dhe nënën time të na bëjë të dashur tek besimtarët dhe që besimtarët të na duan ne.” Pra, që ne t’i duam besimtarët dhe besimtarët të na duan ne.

Dhe Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, bën lutje për Ebu Hurejrën dhe nënën e tij. Dhe kështu (thotë Ebu Hurejra): “Nuk ka besimtar që dëgjon për mua, edhe pse nuk më shikon, që nuk më do mua.” Sepse Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, ka bërë këtë lutje për Ebu Hurejrën, radij Allahu anhu.

Muhamed ibnu Sirin, radij Allahu anhu, tregon dhe thotë:

“Ishim duke ndenjur me Ebu Hurejrën, radij Allahu anhu, dhe thotë: ‘Allahume gfir li  Ebi Hurejre ue li Umi Ebi Hurejre ue lime jestagferlehuma!’ – ‘O Allah, fale Ebu Hurejrën! Fale nënën e Ebu Hurejrës dhe fali dhe ata të cilët kërkojnë falje për këta të dy!’”

Dhe thotë Muhamed ibnu Sirin: “E unë do të kërkoj falje për Ebu Hurejrën dhe për nënën e Ebu Hurejrës që të më përfshijë lutja për falje që ka bërë Ebu Hurejra, radij Allahu anhu, për ata të cilët kërkojnë falje për të dhe për nënën e tij.”

Edhe ne kërkojmë falje për Ebu Hurejrën dhe nënën e Ebu Hurejrës dhe i lutemi Allahut që t’i falë ata që dhe ne të përfshihemi në këtë lutje që Ebu Hurejra, radij Allahu anhu, ka bërë për besimtarët.

Këtu del në pah dhembshuria, dashuria që kishte Ebu Hurejra për nënën e vet.

Ismail Bardhoshi

Shkëputur nga emisioni “Të drejtat në Islam” – Peace TV Shqip

Daveti gif

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje