Sad’i musliman dhe nëna e tij

feature-image-62-380x214

Thotë Sadi, radijAllahu anhu:

Unë e dëgjoja shumë nënën, e respektoja shumë. Kur u bëra mysliman, nëna më tha:

“O Sad, ç’është kjo punë që bëre? Pse e ndërrove fenë?” Tha: “Unë nuk do të ha dhe nuk do të pi, derisa ti në ndryshosh fenë dhe të kthehesh edhe njëherë në idhujtari. Në qoftë se ti nuk heq dorë nga Islami, unë do të vazhdoj në ngujim pa ngrënie, pa pirje derisa të vdes. Pastaj ti do të shahesh, do të thuhet për ty: o ‘vrastar i nënës!’”

Sadi, radijAllahu anhu, thotë: “Oj nëna ime! Mos e bëj këtë punë, se unë nuk e lë fenë kushdo qoftë çmimi. Këtë fe unë nuk e lë më.”

Atëherë nëna hoqi dorë nga ushqimi një ditë e një natë dhe në të gdhirë të ditës tjetër më thotë:

“Hiq dorë nga feja!” Thashë: “Nuk heq dorë nga feja.” Por (ajo), ishte shumë e munduar, shumë e rraskapitur, se kishte kaluar 24 orë pa ushqim, pa ngrënë dhe pa pirë. Pastaj kalon një ditë e një natë tjetër, bëhen 48 orë nënë pa ngrënë e pa pirë, shumë e munduar. Kalojnë edhe 24 orë të tjera, bëhen tre ditë e tre net, nëna ishte shumë e munduar.

Dhe unë (Sadi) i thashë: “O nëna ime! Sikur të kishe njëqind shpirtra dhe të dilnin prej teje njëri pas tjetrit, unë nuk do ta lija fenë, nuk do ta lija Islamin. Prandaj, mos u lodh me këtë punë!”

Atëherë, kur ajo (nëna) e pa që unë (Sadi) nuk bëja kthesë, hoqi dorë dhe filloi të hante e të pinte.

Ky tregim qartësisht dëshmon se kur prindërit kërkojnë nga fëmija që të lënë fenë, kur prindërit e pengojnë fëmijën që të shkoj në xhami, kur e pengojnë vajzën që të vendosi shaminë, kur prindërit e urdhërojnë fëmijën për të bërë një gjynah, fëmija nuk do t’i bindet, por kjo nuk duhet të shërbeje si pretekst që mos t’i dëgjosh prindërit në punët e dynjasë, në gjërat e lejueshme të cilat nuk bien ndesh me mësimet e Islamit…

Ismail Bardhoshi.

Daveti gif

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje