Si ta kuptoj që gruaja më do mua?!..

femra shamia bNjë bashkëshort e pyeti një dijetar duke i thënë se: Si mundem ta di se bashkëshortja ime më do?

Ai u përgjigj: Nëse ajo i bën këto 14 punë, bindu se ajo të do:
1. Nëse i do të dashurit e tu dhe biografinë tënde.
2. Nëse nuk hidhërohet kur e kundërshton mendimin e saj.
3. Nëse solidarizohet me ty kur je në brenga dhe pikëllime.
4. Nëse përpiqet gjithmonë të hap tema për bisedë me ty.
5. Nëse konsultohet para se të veprojë apo ndërmarrë diçka.
6. Nëse gëzohet me dhuratën tënde sado e thjeshtë që është ajo.
7. Nëse mundohet të të ndihmojë vullnetarisht në punët tua.
8. Nëse e brengos mos-prezenca yte.
9. Nëse kujdeset për punët që don ti, dhe i shmanget atyre që i urren.
10. Nëse brengoset së bashku me ty për të ardhurat e dobëta.
11. Nëse bart barrët për hatrin tënd.
12. Nëse përpiqet të bashkangjitet dhe të perkrahë në ide, hobi, etj.
13. Nëse nuk turpërohet nga puna jote, cila do qoftë ajo.
14. Nëse çdo herë të jep lajme që të gëzojnë për veten e saj.

Përktheu: Valdet Kamberikrema2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje