Kur do te vije Imam Mehdiu?

Imam mehdiPersa i perket Mehdit te pritur e sakta eshte se ky njeri do te shfaqet ne fund te kohes pak para ardhjes se Dexhalit dhe zbritjes se Isait, ne nje kohe kur njerezit do te jene ne kundershtim me njeri tjetrin pas vdekjes se nje kryetari.Ne kete periudhe do te shfaqet edhe Mehdi te cilit do ti jipet besa dhe per nje periudhe shtate apo nente vjecare ai do te sundoje me drejtesi. Ne kohen e sundimit te tij do te zbres edhe Isai alejhi selam sic tregohet per kete ne shume hadithe te tjera.

Ndersa persa i perket Mehdit qe presin shijat ajo eshte nje genjeshter e tyre dhe ska asnje baze.
Mehdi i pritur eshte pershkruar ne hadithe te sakta se do te jete nga pasardhesit e Profetit alejhi selam dhe konkretisht nga femijet e Fatimes.Emri i tij do te jete si emri i Profetit alejhi selam, Muhamed dhe emri i babait si emri i babait te Profetit alejhi selam, Abdullah.

Gjithashtu tregohet ne hadithe te tjera te sakta se ne kohen e sundimit te tij muslimanet do te perfitojne shume miresi, do te vendoset drejtesia, do te praktikohet Sheriati dhe do te zhduket padrejtesia.Toka do te mbulohet me drejtesi pasi me pare ishte e mbuluar me padrejtesi.

Besen do t`ia japin besimtaret e shquar dhe te drejte qe do te dallojne tek ai hajrin, devotshmerine dhe prejardhjen e tij nga Profeti alejhi selam.

Shejh Ibn Baz ne :”Mekalat el-Menhexhije.”121shampo2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje