Si bëhet nijeti për të agjëruar, dhe a është kjo e obligueshme ? – ME RËNDËSI!!!

Ramazani njetNë natën e cila i paraprin fillimit të muajit të Ramazanit, njeriu e bën nijet për të agjëruar këtë muaj për All-llahun.

Është obligim që të bëhet nijeti që në mbrëmje për agjërimin e detyrueshëm (kurse në agjërimin nafile nuk është e detyrueshme).

Agjërimi nafile është i plotë edhe nëse bëhet nijeti gjatë ditës. Shembull: Një person zgjohet në mëngjes dhe paradite pasi që nuk ka ngrënë, pirë apo të ketë kryer ndonjë vepër që e prish agjërimin, vendos të agjërojë, atëherë agjërimi i tij është i saktë.

Në lidhje me atë se a duhet t´a bëjmë nijetin për çdo natë të Ramazanit dijetarët kanë shprehur dy
mendime:

1. Se duhet bërë nijeti për çdo natë të Ramazanit dhe nëse dikush bije në gjumë mbas namazit të ikindisë dhe zgjohet të nesërmen bas lindje së agimit atëherë këtij personi nuk i quhet agjërimi i ditës së re për faktin se ai nuk ka bërë nijetin e asaj dite gjatë natës.

2. Disa dijetarë janë të mendimit se në ato vepra në të cilat është kusht vijueshmëria mjafton që të bëhet nijeti në fillim të saj përderisa ajo nuk ndërpritet. Kështu që nëse dikush bën nijetin për agjërimin e të gjithë muajt të Ramazanit atëherë kjo mjafton si nijet për të gjithë muajin përveç nëse ai ndërpritet për ndonjë shkak të arsyeshëm.

Profeti SalAll-llahu Alejhi ve Selem gjithashtu ka thënë: “Veprat janë sipas qëllimit” dhe: “Nuk ka agjërim të vlefshëm për atë person që nuk e ka vendosur që natën se do agjërojë”. Transmeton Ebu Daudi nr.2454, Bejhakiu nr.4/203 dhe në librin Iruaul Galil 4/25.

Pra, njeriu i cili në darkë e di se e nesërmja do e gjejë agjërueshëm, e ka bërë nijetin, po ashtu ai i cili ngrihet në syfyr për të ngrënë, e ka bërë nijetin, dhe nuk bëhet nijeti me gojë.

Ibn Tejmijje thotë: “Nijeti është i lidhur me dituri. Nëse një njeri e din se çka është duke vepruar, atëherë ai veçse ka bërë nijet.mjalta2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje