E kam ndërperë mësimin(shkollën), ndërsa nëna ime nuk është dakord

pyetje-pergjigjePyetje:
Një vajzë pyet:
E kam ndërperë mësimin(shkollën), ndërsa nëna ime nuk është dakord me këtë veprim që kam bërë, a kam hyrë në mëkat!?

Përgjigje:

Mësimi në shkollë ka dobi të mëdha.
E ka obligim muslimani dhe muslimanja mësimin rrethë fesë së saj, në mënyrë që përmesë mësimit të largojë injorancën(xhehlin) e saj rrethë fesë së Allahut.

Prej shkaqeve të lumturisë është edhe mësimi i rregullave të fesë islame.

Ashtu siç ka thënë Muhamedi,- alejhi selam!,- :
” Kujt ia dëshiron mirësinë Allahu, ia mundëson atij mësimin apo kuptimin e fesë.”
(Buhariu: 71, Muslimi: 1037 prej hadithit të Muauije bin ebi Sufjan radijAllahu anhuma).

Prej shenjave të mirësisë dhe lumturisë është zgjerimi dhe pasurimi me njohuri të fesë Allahut, që përmes mësimit të fesë të dinë muslimani e muslimanja se çfarë e obligon Allahu me vepru dhe çfarë e ndalon, etj.

Në mënyrë që besimtari ta adhuron Allahun më çiltërsi dhe pastërti, mu ashtu siç kërkon Allahu.

Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë:
” Kush e ndjek rrugën e kërkimit të diturisë, Allahu do t’ia lehtësojë të tillit rrugën drejt Xhenetit.”
( Muslimi: 2699, nga hadithi i Ebu Hurejres radijAllahu anhu).

Obligohet muslimanja ta mësojë fenë e Allahut, nëse kjo i lehtësohet në medresetë islame, të cilat janë të sigurta dhe të besueshme.

Nëse, nëna jote është hidhëruar me këtë veprim, ajo ka të drejtë dhe ti duhet të jesh më e vëmendshme ndaj mësimit, sepse ndëgjimi i prindërve në këtë rast ty të dhuron bereqet në dituri dhe jetë, nuk të takon t’i hidhërosh prindërit përmes lënies së shkollimit.

Vetëm nëse e largohesh nga medreseja shkaku i përzirjes mes meshkujve dhe femrave, në këtë rast arsyetohesh.

E, nëse hidhërohet nëna edhe babai në këtë rast, t’i nuk duhesh t’i ndëgjosh ata t’i kthehesh mësimit e të vazhdosh shkollimin në vende ku ka përzirje mes meshkujve dhe femrave.

Edhe nëse nuk pajtohen prindërit, nuk duhet t’u nënshtrohesh atyre,që të kthehesh në atë medrese, ku ka përzirje mes meshkujve dhe femrave.

Sepse, pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë:
” Ndëgjmi, nënshtrimi duhet të realizohet vetëm tek gjërat e mira.”
(Buhariu: 7145, Muslimi: 1840, prej hadithit të Aliut radijAllahu anhu).

Gjithashtu, pejgamberi alejhi selam!,- ka thënë:
” Nuk ka nënshtrim, ndëgjim ndaj krijesës, përmes të cilit i mëkatohet Krijuesit.”
(Ahmedi:5/66 , Hakimi: 3/105,5870, prej hadithit të Imran Ibn Husajnit dhe Hakem Ibn Amrun el Gifarij radijAllahu anhuma.
Shejh Albani e vlerësoi hadithin si sahih në Sahih el Xhami: 7520).

Burimi: Mexhmu’u el Fetaua ue Mekalát Muteneuiah: 8/317.

Shejh Abdulaziz Ibn Bazi, rahimehullah.

Nga arabishtja:
Suad Shabani
23.11.2014krema

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje