SHKENCA: Mjekra mbron nga dhimbja e fytit dhe kanceri i lëkurës

mjekrraMjekrat kanë efekt të dobishëm në shëndet, veprojnë si njëfarëlloj izolatori dhe mbrojnë nga dhimbja e fytit dhe djegiet nga dielli, ndërsa lehtësojnë edhe astmën, të cilën e nxisin grimcat e polenit.

Mjekra mbron nga djegiet e diellit dhe kanceri i lëkurës, ka vërtetuar studimi i Universitetit Queensland. Shkencëtarët kanë vërtetuar që mjekra ofron mbrojtje prej 80 deri 95 për qind nga dielli, ndërsa fortësia e mbrojtjes varet nga ajo se sa të gjata dhe dendura janë qimet, transmeton Koha.net. Po ashtu rrezet UV tri herë më pak depërtojnë në lëkurën e qimeve të rritura sesa te meshkujt pa mjekër, shkruan “Daily Mail”.

Qimet veprojnë si faktor mbrojtës dhe sa më të dendura që janë, mbrojtja është më e madhe. Por varësisht nga kjo, edhe meshkujve me mjekër u rekomandohet losioni me faktor mbrojtës, ka theksuar dermatologu, dr. Nick Lowe.

Astma – Meshkujt me astmë, të cilën e shkakton poleni, pohojnë që mustaqet dhe mjekra ua zvogëlojnë simptomat. Mustaqet parandalojnë që grimcat të hyjnë në hundë dhe mushkëri, pohon Carol Walker nga qendra për trikologji në Birmingham.

Disa ekspertë nuk pajtohen me këtë teori, kështu që thonë që mustaqet vetëm përkohësisht mund të mbajnë grimcat. Në rastin më të keq sasitë e mëdha të polenit, të cilat janë grumbulluar mund të nxisin reaksion të rrezikshëm alergjik.

Plakja – Qimet në fytyrë mbrojnë lëkurën nga kushtet e pafavorshme të motit dhe ngadalësojnë plakjen. Ato parandalojnë humbjen e lagështisë dhe lëkura është vazhdimisht e hidratuar, transmeton Koha.net. Nëse aplikoni krem në lëkurën nën qime, lëkura më gjatë do mbajë lagështinë sesa fytyra pa mjekër, pohon dr. Lowe.

Po ashtu meshkujt kanë lëkurë më të trashë sesa femrat, e cila është më rezistuese në dëmtime, ndërsa mjekra i mbron edhe më shumë, ka shtuar ai.

Kolla dhe dhimbja e fytit – Mjekra e cila shtrihet nëpër qafë krijon shtresë mbrojtëse dhe mban nxehtësinë, ndërsa parandalon kollën dhe dhimbjen e fytit. Qimet veprojnë si izolator i llojit të vet dhe ndihmojnë gjatë muajve të ftohtë, ka shtuar Walker.

O biri i nënës sime, mos më kap për mjekrre e as për koke!” [Ta-Ha, 94]

Hadithet e transmetuara në leshimin e mjekrres:

a) Transmetohet nga Ibën Omeri se Pejgamberi alejhis-selam ka thene:”Kundershtoni mushriket, shkurtoni mustaqet dhe leshoni mjekrrat”.Tra.Buhariu dhe Muslimi.

b) Transmetohet nga Ebu Hurejra se Pejgamberi alejhis-selam ka thene:” Shkurtoni musatqet dhe leshoni mjekrrat; (e me kete) kundershtoni zjarrputistat”. Tra. Muslimi, Bejhekiu, Ahmedi dhe te tjeret.

c) Transmetohet nga Ebu Umameh se Pejgamberi alejhis-selam ka thene:” Shkurtoni mustaqet dhe leshoni mjekrrat; (e me kete) kundershtoni ehlu-kitabin (hebrejet dhe krishteret).Tra .Muslimi dhe kater sunenet.

d) Transmetohet nga Aisheja se Pejgamberi alejhis-selam ka thene: ”Dhjete gjera jane prej natyrshmerise: shkurtimi i mustaqeve, leshuarja e mjekrres…”.Tra .Muslimi dhe te tjeret.

mjalta

One comment

  1. We.s.a, ku tregim, sa i perkete mjekrese ka vleren e madhe sidomos, per ata njeze qe kundershtojne
    bartjen e personave me mjeker, nga mos dija e tyre per dobit e mbajtjes,se mjekres por thojne fjale
    me banale qe egzistojne per muslimanet qe mbajne mjekren ani se mjekren e mbajne edhe te gjithe
    popujte e botes, dikush,se e pelqene mjekren por dikush ndosha dhe ka lexue dhe ja din vleftene e
    bartjes se mjekres,Allahu.xh.h. i shperblefte gjithe Muslimanet qe mbajne mjekren pa i anashkalue
    edhe ata qe,nuk mbajne,sepse fundi i fundit gjithkush e ka perveti,dhe nuk mbahet me dhune por
    me deshiren e vete personale,we.s.a

    Sabri Vilanci:Suedi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje