Pyetje: ”Ku është Allahu?

pYTJE PERGJIJGPyetje: Pershendetje deshta me jav bo dy pytje nese bon: 1.Ku qendron ALLAHU 2.Edhe pas Omerit r.a a u kan kalife Alir r.a selamualejkum.

Përgjigje: Ue alejkumus selamu ue rahmetullahi ue berekatuhu!

“Pershendetje deshta me jav bo dy pytje nese bon”

Elhamdulilah uesalatu ue selamu ala resulilah ue bad. Falënderojmë Allahun, bekimet e tij qofshin mbi të Dërguarin e tij e ne vijim:

Çdo besimtar ka të drejtë të pyesë për fenë e tij çdo gjë që i intereson, madje ai që pyet për fenë e tij është shumë më i predispozuar të njohë më mirë atë, mirëpo pyetja e pyetësit duhet të jetë brenda disa kritereve: e qartë, e thjeshtë, të paraqesë realitetin dhe të jetë prej gjërave që me të vërtetë i interesojnë si në spektrin e kësaj bote apo të tjetrës.
Dhe një kriter tjetër, jo për ta kufizuar, t’i drejtohet atij që e meriton, pra dikujt që mund të japë përgjigje e mos të jetë nijeti i provokimit përveç ndonjë rasti që e do puna apo për të përfituar të tjerët në rastin kur e di.

“1. Ku qendron ALLAHU”

Falënderojmë Allahun, bekimet e tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij e në vijim:

Çdo besimtar e ka të lehtë t’i përgjigjet një pyetjeje të tillë, për këtë arsye them në lidhje me pyetjen tuaj:

Në radhë të parë Allahu nuk i përngjasin krijesave “lejse kemithlihi shej” – “Nuk ekziston shëmbëlltyrë apo i ngjashëm apo i përngjashëm me Të” – “ue lem jekun lehu kufuuen ehad” – “e nuk ka me Të të ngjashëm apo të njëllojtë”

Kështu që, Zoti ka qenë dhe ka ekzistuar i Pari pa fillim e s’ka qenë asgjë e krijuar me Të dhe kur ka krijuar krijesat i krijoi me urtësinë e Tij, jo për nevojën për to. E Ai Zot është siç ka qenë absolutisht i përkryer, i përsosur me të gjitha atributet e madhërisë e dëlirësisë, përsosmërisë, absolutisht i pangjashmërisë me krijesat.

Kështu që, nuk ka gjë prej krijesave të Allahut që mund ta përfshije Atë apo ta mbartë, i dëlirësuar është Ai nga të metat, mirëpo ky lloj besimi nuk duhet të na çojë ne në hulul panteizëm – besimi i kotë, se gjoja Zoti është tretur në krijesa. Vlen të theksoj se prej këtij lloj besimi vjen dhe besimi se gjoja Zoti është kudo ose gjithandej e as në itihad unisim-njësim, pra se gjoja Zoti është çdo gjë, sepse të dyja këto janë besime që e nxjerrin besimtarin nga feja, Allahu na ruajt!

Atëherë më lind detyra të korrigjoj pyetjen tuaj e të të them: KU ËSHTË ALLAHU? Ashtu siç pyeste dhe i Dërguari i Allahut, siç transmetohet në “Enciklopedinë e saktë” të Muslimit. Përgjigja do të ishte në më shumë se shtatë herë. I është përgjigjur Allahu kësaj pyetjeje në Kuran:

يَخَافُونَ رَبَّهُمْ مِنْ فَوْقِهِمْ

Pra, në suren EnNahl, Zoti thotë për melaiket: “I frikësohen Allahut, Zotit të tyre nga lart” Pra, kuptohet qartë se frika prej Zotit buron nga lart tek të gjithë, jo vetëm melaiket, po dhe njerëzit, po dhe kafshët në vështirësi vështrojnë lart.

Në shtatë ajete të qarta të Kuranit të gjitha kanë ardhur pa lamin. Po të ishte ashtu e kuptueshme siç thuhet, do të ish sqaruar ashtu, se Zoti kishte mundësinë të shprehej pa lamin, ka për qëllim komentimin e fjalës arabe isteua (mbi lart) me isteula (sundoi).

Ibn Kajimi thotë se shtatë herë Zoti në Kuran thotë “mbi lart” për veten e Tij. Po të kishte për qëllim se është me kuptimin e sundimit, Ai do e kishte sqaruar qoftë edhe një herë të vetme.

إِنَّ رَبَّكُمُ اللَّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ

1. Në suren El A’raf: “Padyshim se Allahu Zoti juaj i cili krijoi qiejt dhe tokën për shtatë ditë e Ai Allahu është mbi Arshin, lart tij.”

إِنَّ رَبَّكُمُ اللَّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ

2. Në suren Junus: ”Pa dyshim se Allahu Zoti juaj i cili krijoi qiejt dhe tokën për shtatë ditë e Ai Allahu është mbi Arshin, lart tij.”

الَّذِي رَفَعَ السَّمَاوَاتِ بِغَيْرِ عَمَدٍ تَرَوْنَهَا ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ

3. Ndërsa në suren Er Rad: “Ai është Allahu i Cili i ngriti qiejt pa shtylla ti shihni e Ai Allahu është mbi Arshin, lart tij.”

الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى

4. Në suren Ta Ha: “I Gjithëmëshirshmi është mbi Arshin, lart tij.”

ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ الرَّحْمَنُ

5. Në suren El Furkan: “Është mbi Arshin, lart tij, i Gjithëmëshirshmi.”

خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ

6. Në suren Sexhde: “Krijoi shtatë qiejt dhe tokat në gjashtë ditë e Ai është mbi Arshin, lart tij.”

هُوَ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ

7. Në suren el Hadide: ”Ai, Allahu krijoi shtatë qiejt dhe tokat në gjashtë ditë e Ai është mbi Arshin , lart tij.

Edhe disa argumente të tjera në lidhje me Qenien e Tij subhanehu ue teala lart, mbi krijesat.

وَرَافِعُكَ إِلَيَّ

Allahu thotë: “Do të të ngrij tek Unë, lart.” Bëhet fjalë për Isain (Jezusin) alejhi selam, kur deshën hebrenjtë bashkë me romakët ta kryqëzojnë.

إِلَيْهِ يَصْعَدُ الْكَلِمُ الطَّيِّبُ

Ajeti tjetër ku Allahu thotë: “Tek Ai ngjitet fjala e mirë” ngjitet lart se Ai vetë është lart.

تَعْرُجُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ إِلَيْهِ

Apo thënia e Tij kur thotë: “Ngjiten melaiket dhe Xhibrili tek Ai” ngjiten, është tepër e qartë.

تَنْزِيلُ الْكِتَابِ مِنَ اللَّهِ الْعَزِيزِ الْحَكِيمِ

تَنْزِيلُ الْكِتَابِ مِنَ اللَّهِ

مُنَزَّلٌ مِنْ رَبِّكَ

وَإِنَّهُ لَتَنْزِيلُ رَبِّ الْعَالَمِينَ نَزَلَ بِهِ الرُّوحُ الْأَمِينُ

حم تَنْزِيلٌ مِنَ الرَّحْمَنِ الرَّحِيم

تَنْزِيلُ الْكِتَابِ مِنَ اللَّهِ الْعَزِيزِ الْعَلِيمِ

Në gjashtë ajetet e mbishënuara, Allahu thotë se i ka zbritur librat ose librin e zbritja nuk është vetëm se nga lart poshtë dhe kjo është logjike. Lexoji ajetet bashkë me mua që të bindesh më shumë: تَنْزِيلُ الْكِتَابِ مِنَ اللَّهِ الْعَزِيزِ الْحَكِيمِ – “Zbritja e librit nga Allahu i Gjithëfuqishëm i Urti.”

تَنْزِيلُ الْكِتَابِ مِنَ اللَّهِ “Zbritja e librit nga Allahu.”

وَإِنَّهُ لَتَنْزِيلُ رَبِّ الْعَالَمِينَ نَزَلَ بِهِ الرُّوحُ الْأَمِينُ “E pa dyshim që ai libër, Kurani është zbritur nga Zoti i botëve, atë e zbriti Shpirti (Xhibrili) Besniku.”

تَنْزِيلُ الْكِتَابِ مِنَ اللَّهِ الْعَزِيزِ الْعَلِيمِ “Zbritja e librit prej Allahut të Gjithëfuqishmit, të Gjithëditurit.”

Etj., etj., prej ajeteve le te ndalemi për disa momente në disa hadithe të sakta:

يرفع إليه عمل الليل قبل عمل النهار، وعمل النهار قبل عمل الليل

Thënia e tij salallahu alejhi ue selem: ” Tek Ai Allahu ngjitet puna e ditës para se të ngjitet e natës dhe e natës para se të ngjitet e ditës.”

ألا تأمنوني وأنا أمين من في السماء. يأتيني خبر السماء صباحا ومساء

ِApo: “Si nuk më besoni ju mua e unë jam besniku i Atij që është mbi qiej.”

ارحموا من في الأرض يرحمكم من في السماء

ِApo: “Mëshironi ata që janë në tokë t’ju mëshirojë Ai që është mbi qiej.”

حتى يصعد بها إلى السماء التي فيها الله

Apo për shpirtin e besimtarit kur thotë: “Derisa të ngjitet në qiellin mbi të cilin është Allahu.”

سأله النبي صلى الله عليه وسلم: كم إلها تعبد؟ قال: سبعة، ستة في الأرض وواحدا في السماء. فقال من تعد لرغبتك ورهبتك قال: الذي في السماء

اترك الستة واعبد الذي في السماء

Apo hadithi i Husajnit babait te Imranit kur e pyeti se sa zota adhuronte, i cili iu përgjigj Profetit alejhi selam duke i thënë: “Adhuroj shtatë, gjashtë në tokë e një në qiell.” Profeti salallahu alejhi ue selem i tha: “Leri ata që janë në tokë e adhuro vetëm atë që është në qiell, sepse Ai i vetëm e meriton e të tjerët janë të kotë.”

Muslimani kur bie në sexhde thotë: ” Subhane rabijel a’la”.

Kur je keq nga kthehesh? Lutjet nga i drejton? Etj., etj., etj. prej argumenteve fetare dhe logjike që e vërtetojnë këtë.

Ibn Kajim ka bërë një libër të veçante për këtë gjë, po kështu dhe Dhehebiu, po kështu është transmetuar nga El Eshariu siç ka thënë ai vetë në librin e tij “El ibaneh apo mekalatul islamijine”.

Ky padyshim është dhe besimi katër imamëve të mëdhenj.

“2. Edhe pas Omerit r.a a u kan kalife Alir r.a”

Jo, jo, ka qenë Uthmani radijallahu anhu .

Uallahu aelem, ue salallahu ue selem ue bareke ala abdihi Muhamed!

Hoxhë Ahmed Kalaja krema

One comment

  1. nuk eshte 7 dit por 6 lexone ne Kur”an gabim i keni keto Në suren El A’raf: “Padyshim se Allahu Zoti juaj i cili krijoi qiejt dhe tokën për shtatë ditë e Ai Allahu është mbi Arshin, lart tij.”

    2. Në suren Junus: ”Pa dyshim se Allahu Zoti juaj i cili krijoi qiejt dhe tokën për shtatë ditë e Ai Allahu është mbi Arshin, lart tij.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje