DYNJAJA SIPAS KURANIT DHE DIETARËVE

DYNJAIbn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të dytë, ka thënë: “Dy gjëra janë prej shejtanit dhe dy gjëra janë prej Allahut të Madhëruar, pastaj lexoi fjalën e Zotit: “Shejtani ju frikëson me skamje e varfëri dhe ju urdhëron të bëni vepra të pamoralshme. Kurse Allahu ju premton faljen dhe mirësinë e Tij.” (Bekare, 268)


Jahja b. Muadh Razij ka thënë: “Dynjaja është ara e Allahut të Lartësuar, njerëzit janë të mbjellat e Tij, vdekja është koha e korrjes, meleku i vdekjes është kositësi, varri është magazina, ndërsa kiameti është fundi i procesit, o në xhenet o në xhehenem.”

Ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “Kujt i jepen tri gjëra, i është dhënë risku më i mirë i dynjasë dhe i ahiretit: Ai që është i kënaqur me kaderin, ai që duron në fatkeqësi dhe ai që lutet në rehati.”

Ibn Abasi, ka thënë: “Gjynahet e nxijnë fytyrën, e errësojnë zemrën, e plogështojnë trupin, bëjnë që të të urrejnë njerëzit dhe të pakësojnë riskun. Kurse veprat e mira të zbardhin fytyrën, të ndriçojnë zemrën, të japin forcë fizike dhe të shtojnë riskun.”

Shafiu thotë: “Ruhuni që të mos ju mallkojnë zemrat e besimtarëve pa e ndier!”
“Po si ndodh që të mallkojnë zemrat e besimtarëve pa e ndier? e pyeti dikush. Atëherë ai u përgjigj: “Vepron ndonjë gjynah dhe Allahu i Madhëruar të bën të urryer në mesin e besimtarëve.”

Lukmani i urtë i ka thënë të birit: “O biri im, dynjaja është një det i thellë në të cilin janë mbytur shumë njerëz. Le të jetë anija jote e udhëtimit në të devotshmëria. Punët e tua të mira janë mallrat që mbart në këtë anije, ruajtja e tyre është fitimi yt, ditët janë drejtimi yt, mbështetja ndaj Allahut është hija e saj, libri i Allahut është busulla e saj, frenimi i epsheve janë litarët e anijes, vdekja është bregu i detit

Njeriu më i mirë është ai që ka pesë cilësi:
– Të jetë i angazhuar me adhurimin e Zotit të tij.
– Të jetë e dukshme dobia e tij për njerëzit.
– Të jenë njerëzit të sigurt prej të keqes së tij.
– Të mos shpresojë në atë që është në dorë të njerëzve.
– Të jetë i përgatitur për vdekjen.shampo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje