“Netët e Mëdha në Islam dhe Baza e Tyre sipas Argumentit”

hapy festatShejhul islam Ibn Tejmija ka thene: Hadithet qe kan ardh per agjerimin e muajit te rexhebit ne veqanti qe te gjitha jan te dobeta dhe shumica te shpifura e qe nuk lejohet te punohet me keto hadithe. (Mexhmuatul Fetava 25/290)

Netet e medha, nuk kane baze ne fene Islame, dhe jane bidat, te ndaluara per ti festuar.

Muslimani i ka dy festa per ti festuar, ato jane Fiter dhe Kurban Bajrami dhe kete e deshmojne hadithet e verteta.

Transmeton Ukbe ibn Amri, radiallahu anhu, i cili thote se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thene:”Dita e Arafatit, dita e Kurbanit dhe ditët e teshrikut (tri ditet pas Kurban Bajramit), janë festa jonë, festa e muslimanëve, janë ditë të ngrënies dhe pierjes.” (Transmetojne Tirmidhiu dhe Nesaiu. Hadithin e ka bere sahih Shejh Albani ne Sahihun e Tirmidhiut, 620. Gjithashtu per keto mund te lexosh ne ”Zaad al-Ma’aad, 1/375”)Gjithcka tjeter jashte asaj qe permendem me siper, eshte bidat dhe nuk pranohet ne Islam, sikurse transmetohet nga Aishja radiallahu anhu se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thene:”Kushdo që sjell çfarëdo qoftë në këtë çështjen tonë, e që nuk është pjesë e saj, do t’i refuzohet.”Muslimi & Buhariu

Çdo festë përveç Fitër dhe Kurban Bajramit, në Islam është e ndaluar. Ngase Muhamedi s.a.v.s. të gjitha festat që kishin sahabet në xhahilijet ua ndaloi, duke ua zëvendësuar me këto dy festa. Dhe festimi i netëve të ashtuquajtura të mëdha, është bidat që nuk ka bazë nga Muhamedi s.a.v.s., e as nga shokët e tij besnik.

Thotë Shejhul Islami në Fetava El-Kubra: “Marrja e gjërave për festë, për dallim nga festat e sheriatit, si festimi i disa netëve të muajit Rebiul-Evel, për të cilat thuhet: Këto janë netët në të cilat ka lindur Pejgamberi s.a.v.s., ose disa nga netët e muajit Rexheb, ose ditën e tetëmbëdhjetë nga muaji Dhil-Hixheh, ose xhumanë e parë nga muaji Rexheb, ose ditën e tetë të muajit Sheval, të cilën e quajnë disa injorantë dita e të mirëve, e ajo është prej bidateve që nuk e kanë pëlqyer dhe nuk e kanë vepruar selefi”.

 Sadaka qe ipet “Neteve te mdhaja”: Sadaka mund te japesh ne cdo dite te vitit, nuk eshte patjeter te japesh ne dite te caktuara, ngase sadakaja nuk ka dite te caktuar per te dhene, me rendesi eshte te jipet per hir te Allahut subhanehu ue teala, dhe qellimin te ndihmosh te varferit ne cdo kohe, sipas mundesive qe kemi.shampo

One comment

  1. Musze sie wam pochwalic w końcu schudłam – 6
    kilo. Przeszukałam chyba caly polski internet
    zeby znaleźć cos na odchudzanie i znalazłam. Wpiszcie sobie w google: xxally radzi jak szybko schudnąć

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje