Pranimi i Islamit përmes martesës

467d84331d318159e6851bde3da01021
Shkruar nga Ali Köse
 
Pas imigrimit të muslimanëve më 1950 numri i martesave ndërmjet muslimanëve dhe britanezëve vendasë filloi të rritet kudo në Britani. Numri i të kthyerve në Islam gjithashtu filloi të rritej. Një kohë të gjatë është vërtetuar se statusi martesor mban marrëdhënie të fuqishme me besimin fetar. Shumë studime rreth konvertimeve fetare kanë treguar se bashkëshortët janë shpesh ndihmës për bindjen për konvertim.

Prej se jetojnë të martuarit e konvertuar në Britani, përgjithësisht jo brenda komunitetit musliman, marrja e traditave dhe trashëgimisë islame nga ta duket të jetë e kufizuar. Përgjigja e kësaj pyetjeje gjendet në natyrën e Islamit e cila mirëpret çdo traditë ose trashëgimi nëse nuk ndeshet me mësimet islame dhe mënyrën e tij të jetës.

Përshkrimi i pranimit të Islamit nga Sara:
“Unë kurrë nuk kam pranuar Islamin formalisht. E kam pranuar atë kur fëmijët e mi arritën moshën e edukimit. Fillova t’i marr ata në xhami për mësim me qëllim që ata të mund ta mësojnë fenë e tyre. Pastaj unë e pranova atë dhe e thashë shehadetin.

Ata që e kanë pranuar Islamin pas martesës shprehin opinionin se duke jetuar me muslimanët dhe duke studiuar dhe diskutuar problemet e ndryshme fetare me ta ata ishin të njohur me të vërtetën e Islamit.

Debi tha: “Njerëzit si duket do të thonë se unë e ndërrova fenë për shkak të burrit tim. Kjo është vetëm shaka. Kjo s’ka të bëjë fare me burrin tim.”

Përshtypjet e Debit janë të ngjashme me ato të Shellit: “Pasi u martova kam studiuar Islamin. Kështu, ngadalë kam hyrë në Islam. Burri im vetëm më sillte libra dhe unë dëshiroja t’i lexoja ato. Ai nuk më ka bërë musliman, ka ardhur plotësisht prej meje. S’do të dëshiroja që ai të më bënte muslimane. Njerëzit nuk më kuptojnë se vet e kam pranuar Islamin posaçërisht kur u them se jam e martuar me musliman. Ata më thonë: Sigurisht prej tij. Nuk mund t’i kuptoj sepse unë i njoh shumë prej atyre që janë të martuar me muslimanë dhe nuk e kanë ndërruar fenë.”

Gjashtë muaj pas martesës Barbara pranoi Islamin. Ajo i përshkroi shumicën e faktorëve që i pa te burri i saj dhe që e shtynë atë ta pranojë Islamin: “E pashë se sa i sjellshëm dhe sa i mirë që është… Edhe nëse unë gatuaja diç dhe atij nuk i pëlqente, ai nuk do ta hante të tërën por do ta kërkonte pakëz. Ai kujdeset për mua. Mendoj se kjo vjen prej Islamit.” Barbara është e martuar qe dy vite dhe duket të jetë shumë e lumtur.

Për ta përfunduar, është e qartë se kontakti me pasuesit e Islamit i rrit gjasat për konvertim dhe është ndihmëse e procesit. Shumë shpesh konvertimi nuk ndodh pa pasur kontakt me  muslimanët. Sidoqoftë, duhet theksuar se të konvertuarit ishin tashmë të orientuar drejt kërkimit fetar dhe ishin të kënaqur intelektualisht me atë që u ishte ofruar.

Marrë nga libri: “Conversion to Islam” nga Ali Köse
Përktheu: Fexhrie Kaçiu 

KREM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje