NJË PESHK I VETËM

peshkimDy shokë shkuan për të peshkuar. Njëri prej tyre zuri një peshk të madh dhe e vendosi në çantën e tij, dhe, pa një pa dy, u ngrit që të shkonte. E ku shkon?! – e pyeti shoku me habi. Në shtëpi – iu përgjigj me qetësi. E kam zënë një peshk shumë të madh që më mjafton – u arsyetua. Ore, prit të zësh më shumë peshq, siç po bëj unë, e pastaj shkon – i tha shoku. E mirë, pse ta bëj këtë? – e pyeti shoku. Për arsye se nëse zë më shumë peshq, atëherë mund t’i përdorësh për vete por edhe t’i shesësh –ia ktheu ai. E pastaj çfarë nëse unë i shes? – e pyeti. Mund të fitosh më shumë para – ia ktheu ai. Po, në rregull, e ç’të bëj me paratë? – e pyeti. Mund t’i deponosh në bankë dhe të kesh sa më shumë kursime – iu përgjigj. Mirë, pastaj çfarë të bëj? – e pyeti. Do të bëhesh i pasur – i tha. E pastaj çka nëse bëhem i pasur? – e pyeti prapë. Një ditë prej ditësh kur do të jesh në moshë do të kesh mundësi të ndash më shumë kohë me fëmijët dhe gruan dhe të kënaqesh me ta – i tha. Kjo është ajo që saktësisht bëj unë tani. Nuk e kam ndërmend ta shtyj kohën për të qëndruar me familjen time kur të jem plakur dhe të kenë humbur kohë të shumta – ia ktheu shoku. Lexues i nderuar, Mos mendo se pajtimi me caktimin e Allahut të Madhëruar nënkupton të mos kesh ambicie dhe të mos aspirosh për më shumë. Kjo është bindje e gabuar. Ky njeri pati qëllime të larta ngase kur erdhi, synoi ta zinte peshkun e madh, që i mjafton atij dhe familjes së tij. Qëllimi i tij ishte ta zinte vetëm një peshk, që do t’i mjaftonte atij dhe familjes së tij dhe se nuk e kishte në mend që ta zinte ndonjë peshk për ta shitur. Pra, ajo që synon ky tregim ka të bëjë me atë qe të kemi qëllime dhe synime të qarta, që të aspirojmë për gjëra të dobishme, që të mos biem pre e lakmisë, në mënyrë që të mos na shkojë koha duke vrapuar pas gjërave që nuk janë më të rëndësishme se familja, që t’i japim përparësi më të rëndësishmes.

VAJRA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje