Hapesirë për një filxhan kafe

1
Thuhet se profesori qëndroi para nxënësve, me vehte kishte disa mjete aftësimi.
Kur filloi mësimi profesori duke mos folur asgjë nxori një enë të madhe të xhamit bosh.
Filloi duke e mbushur enën e xhamit (me topa të golfit).
Më pas pyeti nxënësit: Se ena e cila ishte në dorën e tij a është e mbushur ose bosh? Nxënësit thanë: është plot.
Profesori e mori një sunduk të vogël të mbushur me guralecë,  derdhi brenda enës xhamit, më pas e tundi fortë derisa u shpërndanë guralecët në vendet boshe ndërmjet topave të golfit. Më pas i pyeti përsëri nxënësit: Se a është ena e mbushur? Nxënësit ranë dakort përsëri se: është e mbushur.
Më pas profesori e mori përsëri një sunduk të vogël të mbushur me rërë. E zbrazi në enën e xhamit. Nuk diskutohet se rëra i mbushi boshllëqet e ngelura në të. Profesori i pyeti përsëri nxënësit: Se a është ena e mbushur? Nxënësit u përgjigjën njëzëri: Se ena është e mbushur.
Më pas profesori e nxori një filxhan kafe. E zbrazi mbi përbërësit brenda enës. Nxënësit qeshën nga veprimi i tij. Pasi që nxënësit u qetësuan nga të qeshurit, filloi profesori bisedën duke thënë: Tani dëshiroj që ta dini se cka është kjo ngjarje.
Kjo enë i ngjason jetës së cdonjërit prej jush.

Topat e golfit imitojnë gjërat e domosdoshme në jetën tënde, si: Fenë tënde, parimet, sjelljen, familjen, fëmijët, shëndetin dhe shokët e tu. Që nëse e humb (cdo gjë) dhe ngelin këto gjëra vazhdon jeta jote, e mbushur dhe e qëndrueshme.

Ndërsa guralecët imitojnë gjërat e rëndësishme në jetën tënde: Punën, shtëpinë makinën…etj.

Rëra imiton gjërat e tjera, ose të themi gjërat e thjeshta. Sikur të kisha vendosur sëpari rërën në enë, nuk do të ngelte vend për guralecët ose për topat e golfit. E gjithë kjo përputhet me jetën tënde aktuale.

Nëse e harxhon kohën dhe mundin tënd për cështje të kota, nuk do të ngelet vend për cështjet të cilat të interesojnë, prandaj duhet të jesh shumë i kujdesshëm dhe para së gjithash për gjërat e domosdoshme, për jetën dhe vendosmërinë tënde, kujdesu për lidhjen me fenë tënde (Islamin). Ji i kujdesshëm ndaj fesë, parimeve dhe karakterit tënd.
Dhuroji dhuratë partnerit të jetës tënde si dhe shprehja atij/asaj dashurinë që ke ndaj tij/saj. Ki besim gjithmonë se do të keshë kohë të mjaftueshme edhe për cështjet e tjera, dhe gjithmonë kushtoji rëndësi topave të golfit së pari, sepse këto janë gjërat të cilat meritojnë që t’i kushtohet më së shumti rëndësi.
Definoji përparësitë, sepse të tjerat janë thjesht: rërë!

Ndërkohë që profesori e përfundoi bisedën, njëri nga nxënësit e ngriti dorën duke thënë: Ti nuk na e sqarove se cfarë imiton kafeja?
(Buzëqeshi) profesori dhe tha: Unë jam i gëzuar që pyete, e hodha edhe kafen që të ua sqaroj juve, se sado që jeta jote të jetë e mbushur plot , do të ngelet hapësirë, për një filxhan kafe.dav
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje