Mos merr frymë në enë!

Ramazani1Nga Abdullah ibn Abbasi – radijallahu anhuma – përcillet se i Dërguari i Allahut – sal-lallahu alejhi ve sel-lem – ka ndaluar të merret frymë në enë a të fryhet në të.

Këtë hadith e shënojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili e vlerëson si hasen-sahih.

Domethënia e hadithit

Pejgamberi – sal-lallahu alejhi ve sel-lem – ua mësoi muslimanëve rregullat e mirësjelljes, prej tyre edhe mënyrën e duhur për pirje. Kështu që, ai ndaloi të fryhet në enë dhe të merret frymë në të, për shkak se nga pirësi mund të dalë diç, e cila ndikon që ai i cili pi pas tij të neveritet nga ajo pije dhe nga ajo enë, dhe për shkak se fryrja dhe frymëmarrja në pije mund ta dëmtojnë shëndetin.

 

Dobitë e hadithit

1. Ndalimi nga fryrja dhe frymëmarrja në pije.

2. Kush dëshiron të marrë frymë duke pirë le ta largojë enën nga goja.

3. Largimi nga çdo gjë që e dëmton shëndetin.dav

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje