Shejkh Abdul-‘Azijz bin Baz për MEVLUDIN

MevludMe refuzimin e festimit të mevludit nuk është për qëllim cungimi i dashurisë ndaj të Dërguarit – alejhi salatu ue selam –, jo,  përkundrazi ai – alejhi salatu ue selam – është më i dashur tek ne, dhe tek Ehli Suneti, sesa baballarët, nënat dhe vetet tona.

Ai – alejhi salatu ue selam – thotë: “Nuk beson askush prej jush derisa unë të jem më i dashur tek ai sesa fëmija e tij, babai i tij dhe të gjithë njerëzit bashkë.”

Umeri – radijAllahu anhu – tha: “O i Dërguari Allahut me të vërtetë ti je më i dashur tek unë se gjithçka, përveç vetes time”

Tha: “Jo o Umer, derisa të jem më i dashur tek ty sesa vetja jote.” 

Atëherë ai tha: “Ti je më i dashur tek unë se gjithçka,  edhe më shumë sesa vetja ime.”

Tha: “Tani po o Umer.”

 

Pra Ehli Suneti besojnë se i Dërguari – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – është më i dashur tek ata se çdo gjë tjetër pas Allahut, sepse gjëja me e dashur tek Ehli Suneti është Allahu i vetëm – Xhel-le ue Ala –, pastaj i Dërguari – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – është njeriu më i dashur tek ata, është më i dashur sesa vetja, pasuria dhe fëmija, pastaj të Dërguarit vijnë pas tij – alejhi salatu ue selam –, dhe ne në këtë rrugë jemi, në rrugën e tyre, Allahun e kemi Dëshmitar se ai është më i dashur tek në se çdo gjë, pas Allahut.

Allahun e kemi Dëshmitar se ai është më i dashur tek ne sesa vetet tona, pasuria jonë dhe fëmijët tanë. Pasha Allahun sikur ai ta kishte ligjëruar këtë ne do të nxitonim tek kjo punë, do ftonim tek ajo dhe do të shkruanim për të, porse ai nuk e ligjëroi këtë, as nuk e veproi, as shokët e tij nuk e vepruan. Porse sot, armiku i njerëzve (sipas tyre) është ai që i ndalon ata nga zakonet dhe kotësitë e tyre.

Nëse ata ndalohen nga e kota dhe nga bidati thonë: Ky e urren të Dërguarin – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Kur i Dërguari i thirri ata në veçimin e Allahut me adhurim, ata thanë: Muhamedi e urren Isën birin e Merjemes.

Thanë ai e urren Isën sepse ai ndaloi adhurimin e tij.

Autor: Shejkh Abdul-‘Azijz bin Bazdav

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje