Kushtet e nënshtrimit (Islamit)

Islam franceKushtet e nënshtrimit
(Islamit)

1. Dëshmia (shehadeti)

2. Falja (namazi)

3. Zekati

4. Agjërimi

5. Haxhxhi

Kushtet e nënshtrimit ndaj Zotit janë të përcaktuara për të gjithë njerëzit, ndërsa ata që i pranojnë këto, marrin emrin “muslimanë” (të nënshtruar), duke u bërë kështu pjesëtarë të unitetit që (momentalisht) numëron rreth 1.5 miliardë njerëz. Moskryerja e ndonjë prej këtyre kushteve rezulton vuajtje (qoftë shpirtërore ose trupore) në këtë botë, ndërsa në botën tjetër dënim të rreptë. Nga ana tjetër, kryerja e tyre vërteton sinqeritetin në nënshtrim ndaj Zotit, ndërsa në botën tjetër siguron shpërblimet e papërshkrueshme.

1. Dëshmia (shehadeti)

Me pranimin e Islamit, çdo njeri e ka për obligim që ta shprehë këtë edhe haptazi, duke e thënë dëshminë në gjuhën arabe:

“Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah

We esh-hedu enne Muhammeden

‘abduhu we resuluhu.”

(Dëshmoj se nuk ka hyjni tjetër pos All-llahut, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.)
2. Falja (salati)

Pasi që vendos t’u nënshtrohet urdhërave të Krijuesit të Tij, muslimani e ka për obligim faljen e pesë namazeve në kohët e tyre:

1) Sabahu

2) Dreka

3) Ikindia

4) Akshami

5) Jacia

Është obligim që namazet të falen në kohën fillestare, mirëpo në rast të mospasjes kohë për shkak të ndonjë pune të domosdoshme, falja mund të shtyhet deri kah fundi i intervalit të përcaktuar për faljen e atij namazi.

1) Sabahu falet në agim – prej kur fillon dallimi mes errësirës së natës dhe dritës së zbehtë të mëngjesit, dhe vazhdon deri para lindjes së diellit.

2) Dreka falet pasi të lëvizë dielli prej zenitit, deri në atë pozitë kur hija e objektit fiton gjatësinë e vet objektit.

3) Ikindia falet menjëherë pas mbarimit të kohës së përcaktuar për faljen e drekës dhe vazhdon deri para perëndimit të diellit.

4) Akshami fillon pas perëndimit të diellit deri në errësimin e horizontit.

5) Jacia falet pasi që horizonti errësohet plotësisht, deri para agimit.

Duhet cekur se rreth faljes së namazeve ka lehtësime të mëdha për njerëzit e sëmurë, ata që kanë obligime, mysafirët etj., por lëshimi i namazeve me qëllim nuk arsyetohet me asgjë, ndërsa në rast të lëshimit të ndonjë namazi pa qëllim, ose me harresë, namazi duhet të falet në momentin kur të kujtohet. All-llahu fal të gjitha mëkatet që bëhen paqëllimisht, ose me padijeni, mirëpo, siç e kemi përmendur edhe më parë, për lëshimin e ndonjërit nga kushtet e Islamit qëllimisht pason dënim i rreptë në botën tjetër, ndërsa për atë që mohon faljen e namazit ose një nga pesë kushtet e Islamit, qëndrimi Islam është se del nga feja dhe bëhet mosbesimtar.
3. Zekati

Zekati është obligim për personin, pasuria e të cilit arrin vlerën e nisabit, e cila për pasurinë në para dhe mall për tregti arrin vlerën prej 85 gramë ari e më tepër, nga e cila duhet dhënë 2,5 %, atëherë kur pasuria mbush një vit hixhri te pronari i saj.

Dobitë e zekatit janë të shumëanëshme: I pasuri jep të tepërtën, ndërsa i varfëri merr atë që i mungon, dhe kështu bëhet plotësimi i detyrës së njërit dhe nevojës së tjetrit.
4. Agjërimi

Një muaj në vit – gjatë muajit Ramazan, muslimani e ka për obligim agjërimin prej agimit (kur fillon të dallohet nata nga dita) deri në perëndimin e diellit. Gjatë ditës ndalohet çdo lloj ushqimi, pije dhe marrëdhëniet seksuale mes bashkëshortëve, ndërsa gjatë natës këto lejohen.
5. Haxhxhi

Për muslimanët që e sigurojnë familjen e tyre nga varfëria dhe që kanë mundësi për kryerjen e haxhxhit, kjo bëhet kusht i domosdoshëm.

Kryerja e haxhxhit sipas rregullave të caktuara dhe me sinqeritet rezulton falje mëkatesh nga ana e All-llahut. Një prej dobive tjera të haxhxhit për muslimanët është edhe se ai paraqet një lloj tubimi vjetor. Gjatë kohës kur ai mbahet, mes muslimanëve nga të gjitha viset e botës ndërrohen mendime dhe përvoja.dav

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje