Hadithi i dites !

1Hadith Kudsij

• Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar ka një numër të madh melekësh (engjëjve), të cilët kërkojnë tubime në të cilat përmendet emri i Allahut. Kur e gjejnë tubimin (mexhlisin), ata afrohen dhe i mbulojnë me krahët e tyre rreth e për qark ata që janë tubuar duke e mbushur kështu hapësirën deri në qiellin më të afërt. Kur të tubuarit shpërndahen, engjëjt ngrihen në hapësirën qiellore. Pastaj Allahu i pyet ata, edhe pse Ai i di të gjitha:
-Prej nga po vini?
Ata thonë: -Po vijmë nga një tubim në tokë, në të cilin robërit e Tu të lartësonin, të madhëronin, të njësonin, të lavdëronin dhe kërkonin (të mirën) prej Teje.”
Ai thotë: -Çfarë të mire kërkonin prej Meje?
Ata thonë: -Kërkonin xhenetin Tënd.
Ai thotë: -A e kanë parë ata xhenetin Tim?
Ata thonë: -Jo, o Zot.
Ai thotë: -E si do të ishte nëse do ta shihnin xhenetin Tim?
Ata thonë: -Ata kërkojnë mbrojtjen Tënde.
Ai thotë: -Prej kujt kërkojnë mbrojtjen Time?
Ata thonë: -Prej zjarrit Tënd, o Zot.
Ai thotë: -Po a e kanë parë zjarrin Tim?
Ata thonë: -Jo.
Ai thotë: -E si do të ishte nëse do ta shihnin zjarrin Tim?
Ata thonë: -Ata kërkojnë faljen Tënde.
(I Dërguari u) Tha: -Pastaj Ai thotë: -Unë i kam falur dhe i kam derdhur mbi ta të mirat që m’i kanë kërkuar dhe ua kam siguruar mbrojtjen Time nga ajo që kanë kërkuar mbrojtje.
(I Dërguari u) tha: -Engjëjt thonë: -O Zot, në mesin e tyre është edhe filani, rob mëkatar, i cili ishte duke kaluar aty pari dhe (rastësisht) u ul në atë tubim.
(I Dërguari u) Tha: -Allahu u thotë: -Gjithashtu edhe atë e kam falur, sepse ata janë një popull me të cilin ai që rri, nuk vuan.PRODUKTE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje