Hadithi i dites !

moneyXhabir bin Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: Allahu e mëshiroftë njeriun zemërgjerë kur shet, kur blen dhe kur i kërkohet diçka. (Shënon Buhariu).

Çfarë përfitohet nga hadithi:
– Vërtetimi i mëshirës, veti e Allahut të Lartësuar.
– Islami inkurajon punën dhe nxit për tregti.
– Zemërgjerësia gjatë shitblerjes është prej virtyteve për të cilat nxit Islami.
– Muslimani duhet të sillet me të tjerët, ashtu siç dëshiron që të tjerët të sillen me të.
– Nxitja në shikimin e rrethanave të njerëzve dhe durimi ndaj tyre.
– Zemërgjerësia ndaj të tjerëve, sidomos gjatë shitblerjes, është prej shkaqeve të fitimit të mëshirës së Allahut të Lartësuar.dav

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje