Familja muslimane me tre fëmijë nxirret nga avioni pa një shkak të qenësishëm

family islamBritanikja The Independent në version elektronik ka bërë të ditur një rast tjetër të sjelljes së pajustifikueshme ndaj muslimanëve.

Një familje që po bëhej gati të fluturonte nga Çikagoja për në Uashington është nxjerrë nga avioni i kompanisë United Airlines me arsyetimin e sigurisë së fluturimit.

Sipas të njëjtit burim, Eaman-Amy Saad Shebley-t, bashkëshortit të saj, e tre fëmijëve të vegjël u është kërkuar nga piloti i avionit ta lënë mjetin fluturues.

Bashkëshortët i kanë kërkuar më parë stjuardesës në mund t’u siguronte ndenjëse të posaçme për fëmijët e tyre.

Kur piloti është pyetur nga zonja Shebley në ishte ky një vendim diskriminues, ai ka dhënë si shpjegim çështjen e sigurisë së avionit, pa shtuar asgjë më shumë.

Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islame ka reaguar duke i dërguar një letër kompanisë ajrore United Airlines, ku thuhet, “Jemi lodhur nga largimi i muslimanëve prej fluturimeve për arsyet më të pathemelta, me pretendimin e padeshifrueshëm të ‘sigurisë’. Siguri do të thotë t’i sigurosh pasagjerët, jo t’u biesh në qafë e t’i poshtërosh, dhe t’i nxjerrësh prej fluturimit…”

Kompania ajrore i ka kërkuar ndjesë familjes së nxjerrë nga avioni dhe i ka prenotuar një fluturim tjetër, duke deklaruar po ashtu në një njoftim se ajo ka “tolerancë zero ndaj diskriminimit”.Daveti gif

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje