SPANJA BËN TË DETYRUAR ISLAMIN NË SHKOLLA

SpanjaNjë vendim i çuditshëm është konsideruar ai i qeverisë spanjolle për të futur me detyrim mësimin e Islamit në shkolla.

Vendi iberik heq petkun e identitetit të krishterë të ruajtur për shekuj të tërë, për t’u rikthyer te Islami, shumë shekuj pas ekspansionit islamik të viteve ‘700.

Një muaj më parë Ministria e Edukimit në Spanjë ka publikuar guida në gazetën e saj zyrtare. Këto guida mësojnë se si fëmijët të largohen nga terrorizmi duke marrë anën e moderuar të Islamit.

Plani i ri i qeverisë spanjolle është krijimi i një kursi studimi komplet të mësimit islamik në shkollat publike.

Sipas këtyre guidave, fëmijët parashkollorë të moshës 3 deri 6 vjeç duhet të mësojnë “Shahadetin” dhe që nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe profetit të Tij Muhamedit.

Shahadeti është hyrja në Islam, e cila bëhet duke përsëritur lutjen tre herë para një dëshmitari.

Qeveria spanjolle ndërkohë ka autorizuar organizatat islamike të përgatisin librat dhe programet që do të studiohen në shkollat publike.

Madje këto organizata do të zgjedhin edhe mësuesit fetarë në shkollat publike.

Spanja me këtë brenda pak viteve do bëhet si shteti me zhvillim të madh dhe më i sigurt në botë pasi synon ta rrin moralin e shfrenuar dhe shtimin e popullit spanjoll i cili është në zhdukje.

Daveti gif

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje