E thonë vetë zyrtarët e BE-së: Evropa do të ketë më shumë myslimanë se të krishterë!

Namaz1Myslimanët do të jenë “shumë shpejt”, në numër më të madh se të krishterët në Evropë, ka thënë një ministër belg.

Koen Geens, ministri i Drejtësisë, i tha Parlamentit Evropian se kontinenti “nuk po e kuptojnë këtë, por ky është realiteti”, përcjellin mediat e huaja, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq në një seancë me eurodeputetë për sulmet në Bruksel, zëvendëskryeministri belg, Jan Jambon ka shtuar se “gjëja më e keqe që mund të bëjmë është që të bëhemi armik të Islamit”.

Vërejtjet vijnë pas pretendimeve të Jambon pas shpërthimeve vetëvrasëse në Bruksel se një pjesë e rëndësishme e komunitetit mysliman “vallëzonin” kur sulmet u zhvilluan.

“Në Evropë, shumë shpejt do të kemi më shumë myslimanë se praktikues të krishterimit”, ka thënë ai.

“Kjo nuk është për shkak se ka shumë myslimanë, kjo është për shkak se të krishterët në përgjithësi janë më pak të praktikues”.

“Evropa nuk e kupton këtë, por ky është realiteti”.

Jambon, i cili gjithashtu ka shërbyer edhe si ministër i brendshëm ka shtuar: “Ne kemi 600,000 deri në 700,000 myslimanë në Belgjikë dhe shumica dërrmuese e atyre njerëzve ndajnë vlerat tona”.

“Të bësh armiq ata njerëz, në të vërtetë do të krijoheshin probleme. Ne duhet të shohim se kush janë terroristët, ataqë mbështesin terroristët, cilat rrjete mbështesin ata…”.Daveti gif

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje