Artistët që e lanë muzikën për fenë islame

muzik

Artistët që e lanë muzikën për fenë islame

Përkushtimi ndaj fesë islame dhe rregullave që ajo përcakton kanë qenë arsye që disa artistë kosovarë braktisën profesionet e tyre.

Ferki Shala
Para disa viteve, vokalisti i grupit “TNT”, Ferki Shala u largua nga muzika duke iu përkushtuar fesë. Ani pse ka qenë i njohur për konsumimin e tepërt të alkoolit, ish këngëtari vendosi që të kthehet, sic thotë ai, në rrugë të Allahut. Ai sot mjekrën prej rockeri e ka plotësuar me atë të një besimtaritë devotshëm, sipas Sunnetit të Muhammedit, alejhi selam.

Adem Ramadani
Ndoshta e mbani mend Adem Ramadanin kur këndonte këngë dashurie. Tash këndon vetëm ilahi. Për më tepër ai kur la muzikën argëtuese, kishte kërkuar që më mos të dëgjohen këngët e tij, ndërsa ata që kishin kaseta ose CD, t’i humbnin ato.

Hasan Murseli
I njohur si Mixha Bibë dikur humoristi më i preferuar i “Përrallë me Tupan”, më nuk merret me aktrim. Madje ai është penduar për atë kohë. Ish aktori, është martuar dhe ka krijuar familje, shkruan Magazina.al

Enis Presheva
Edhe producenti dhe kompozitori i njohur Enis Presheva ka lënë muzikën për fe. Autori i shumë hiteve të mëdha u ka besuar interpretimeve të fesë Islame që thonës se muzika “haram”. Këtu bëjnë përjashtim ilahitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje