Suhareka me referendum për ndërtimin e Xhamisë në fshatin Dubravë

xhamia e madheDebatin për referendum e ka ringjallur një kontest në një fshat të Suharekës, ku banorët kanë deklaruar qëndrime të ndara nëse duhet ndërtuar një xhami ose jo. Ujdia që palët e kanë mbërri është që i gjithë fshati të deklarohet me votë, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe, referendumi është iniciuar nga kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj. Për ta organizuar atë tashmë ka themeluar një komision. Madje, për këtë çështje ka zhvilluar të mërkurën edhe disa korrespodenca me autoritetet qendrore – Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Komuna e Suharekës do të organizojë referendum në fshatin Dubravë lidhur me çështjen e lejimit të ndërtimit të objektit të xhamisë në parcelën 399-2 zona kadastrale Dubravë”, thuhet në shkresën adresuar KQZ-së.

“Andaj, kërkojmë nga ju që të na e lejoni z. Skënder Qelaj – zyrtar i lartë komunal i zgjedhjeve në Komunën e Suharekës, që të na ofrojë mbështetje profesionale dhe teknike lidhur me organizimin e referendumit”Daveti gifta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje