Pendimi i një mëkatari në duart e djalit të tij memec

repentance

Kjo ngjarje është prej ngjarjeve me të çuditshme, po të mos e kishte shkruar vetë personi i ngjarjes s’do besoja se kjo mund të ndodhte.

Personi i ngjarjes i cili është nga Medineja rrëfen:
Jam një njëri në moshën tridhjetë e shtatë vjeçar, i martuar dhe kam fëmijë. Kam bërë të gjitha gjynahet e mëdha të cilat i ka ndaluar Allahu. Namazin nuk e kryeja me xhemat, vetëm në ndonjë rast dhe këtë vetëm sa për t’u paraqitur para të tjerëve. Shkaku ishte se unë shoqëroja njerëzit e këqinjë dhe të degjeneruar, shejtanin e kisha të pandashëm shumicën e kohës.

Kam një djalë shtatë vjeçar, i cili quhej Mervan, ishte shurdhë-memec. Mirëpo, ai kishte thithur imanin nga gjiri i nënës së tij besimtare.
Një natë, unë dhe djali im Mervani ishim në shtëpi. Unë planifikoja se çfarë do bënim unë dhe shokët e mi dhe ku do të shkonim?!
Ishte koha pas namazit të akshamit kur biri im Mervani me flet mua (sinjale të kuptuara mes meje dhe atij) dhe me bën shenjë: pse baba nuk falesh?! Pastaj ngriti dorën kah qielli dhe me kërcenohet se Allahu me sheh mua. Ai me kishte parë mua nganjëherë kur unë bëja ndonjë gjunah, andaj u çudita prej “fjalëve” të tij.
Djali im filloi të qajë para meje. E afrova afër meje por ai iku nga unë. Pas pak shkoi tek kroi dhe mori abdes, nuk dinte mirë të merrte abdes, mirëpo, ai kishte mësuar prej nënës së tij, e cila aq shumë më këshillonte por kot, ajo dinte Kur`anin përmendësh.
Pastaj djali erdhi tek unë dhe me dha shenjë që të prisja pak… kur ja, ai po falte namaz para syve të mi. Pasi përfundoi namazin u ngrit, solli një Kur`an, e vendoi para meje dhe e hapi menjëherë pa e shfletuar dhe e vendosi gishtin e tij tek ajeti i sures Merjem: “O babai im, unë kam frikë se do të godet ndonjë dënim prej të Gjithmëshirshmit e do të jesh shok i djallit!” (Merjem:45), e pastaj filloi të qajë, edhe unë qajta gjatë e ai i fshinte lotet nga sytë e mi dhe ma puthi kokën dhe duartë dhe përmes shenjave që kuptojmë njëri-tjetrin më “tha”: Falu o Babai im, para se të vendosesh nën dhe e të jesh peng i dënimit.
Për Zotin, gjendesha në një trishtim dhe frikë që s`e di askush përveç Allahut. U ngrita menjëherë dhe ndeza të gjitha dritat e shtëpisë. Djali im Mervani më ndiqte nga dhoma në dhomë, më shikonte me habi dhe me “tha”: lëri dritat e hajde të shkojmë në xhaminë e madhe (ka për qëllim xhamin e Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem] ). Unë i thashë: shkojmë në xhaminë që është afër shtëpisë sonë, mirëpo ai ishte këmbëngulës vetëm në xhamin e Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem].
E çova atje, unë ndihesha i frikësuar ndërsa shikimet e tij nuk mu ndanin për asnjë çast. U futëm në Rrevda (pjesë e xhamisë) e cila ishte e mbushur me njerëz. U bë ikameti i namazit të jacisë e imami filloi të lexoj nga Fjalët e Allahut të Lartëmadhëruar: “O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irituara, e sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej kurrë (prej mëkatesh), por All-llahu e pastron atë që do Ai. All-llahu dëgjon e di” (en-Nur:21).
Nuk mundja ta përballoja vetën nga të qajturit, edhe Mervani qante afër meje duke me parë mua. Gjatë namazit, Mervani nxorri nga xhepi im një mindil dhe mi fshiu lotët. Pas përfundimit të namazit unë vazhdova të qajë e ai mi fshinte lotët. Qëndrova në xhami plotë një orë derisa djali im Mervani më “tha”: mjaftë o Babai im, mos u frikëso, u bë merak për mua nga të qajturit e shumtë.
U kthyem në shtëpi. Kjo ishte nata më e madhe tek unë ngase në këtë natë linda përsëri.
Erdhi gruaja dhe fëmijët e mi, filluan të qajnë duke mos ditur asgjë çfarë ka ndodhur. Mervani u “tha”: babai im është falur në xhamin e Pejgmaberit [salallahu alejhi ve sel-lem]. Gruaja ime u gëzua shumë me këtë lajm, ngase ai është fryt i edukimit të saj të mirë. I tregova asaj për atë që ngjau mes meje dhe Mervanit, dhe i thashë asaj: të betohem në Allahun, a ti e mësove atë që ta hap Kur`anin tek ai ajet? Ajo u betua tre herë në Allahun se nuk ka vepruar diç të tillë. Atëherë, ajo më tha: falënderoje Allahun për këtë udhëzim. Kjo ishte nata më e mirë për mua.
Mua tani – duke iu falenderuar Allahut- nuk më humb namazi me xhemat në xhami. Kam braktisur të gjithë shokët e këqinjë, kam provuar shijën e imanit, sikur të më kishe parë do ta kuptoje këtë nga fytyra ime.
Tani jetoj në lumturi, dashuri dhe mirëkuptim me gruan dhe fëmijët e mi e sidomos me djalin tim Mervanin shurdhë-memecin, të cilin e dua shumë, e si jo kurse udhëzimi im ishte në duartë e tij.

dav

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje