Ajo që është deklaruar për Haxhin

Historiku-i-haxhit-660x330

Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit

Falënderimi i qoftë Allahut, paqja dhe bekimi qofshin mbi të Dërguarin e Allahut; siç vijon: Falënderimi i qoftë Allahut që për robërit e Tij, vendosi obligime; ku me përulje dhe robëri i nënshtrohen Krijuesit të tyre! Dhe nënshtrohen – në to – duke hequr nga vetja peshën e mëkateve të veta!

Fragmente nga obligimet: Obligimi i Haxhit (pelegrinazhit) …

Kjo detyrë ka në vetvete (rituale), që bëjnë që të rrëqethen lëkurat dhe prej (shpërblimeve) që e bëjnë një rob të mos jetë në gjendje të falënderojë Zotin e tij siç e meriton! Do të ecim me këto rite dhe shpërblimet që i pasojnë, duke lexuar hadithin e mëposhtëm, duke i kërkuar Zotit të Plotfuqishëm që t’i begatojë haxhinjtë (pelegrinët) e Shtëpisë së Tij me pranim të tyre.

Ibn Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, ka thënë: Unë isha ulur me Profetin (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të!), në xhaminë e Minas  dhe erdhi një njeri nga ensarët (përkrahësit e Pejgamberit alejhi selam) dhe një njeri nga Thekif-i dhe dhanë selam (përshëndetën) dhe pastaj thanë:

“O i Dërguari i Allahut! Ne të kemi ardhur që të të pyesim! Ai (salallahu alejhi ue selem)tha: “Nëse dëshironi t’ju tregoj unë se për çfarë keni ardhur të më pyesni, do e bëja e nëse dëshironi që të hesht, që ju të më pyesni, do e bëja.”

Ata thanë: “Na e thuaj ti, o i Dërguari i Allahut! Thekafiu i tha Ensarit: “Pyete ti! Ai (Ensari) tha: “Na trego ti, pra, o i Dërguari i Allahut!”

Ai (salallahu alejhi ue selem) tha: “Ke ardhur që të më pyesësh, për daljen tënde nga shtëpia jote duke synuar për tek shtëpia e shenjtë (Qabe) dhe atë (shpërblim) që do të keni në të? Dhe për dy rekatet e tua pas Tavafit (rrotullimit rreth Qabes) dhe atë që do të keni në të? Dhe për ecjen tënde mes Safas dhe Marvas dhe atë që do të keni në të? Dhe për qëndrimin deri në perëndim të Arafatit dhe atë që do të keni në të? Dhe për gjuajtjen tënde me gurishte dhe atë që do të keni në të? Dhe për kurbanin tënd, atë që do të keni në të, së bashku me ifaadan (tavafin e lamtumires)?”

Ai (Ensari) tha: “Pasha Atë që të ka dërguar me të vërtetën! Vërtetë për këtë të kam ardhur për të të pyetur!” Atëherë Pejgamberi (salallahu aleihi ue selem) i tha: “Nëse ti ke dalë  prej shtëpisë tënde duke synuar vetëm shtëpinë e shenjtë (Qaben), nuk e bën deveja jote një gjurmë, e as ta ngrejë atë, veçse (Allahu) të shkruan ty një të mirë dhe fshin prej teje një gjynah. E sa u përket dy rekateve pas Tavafit, është si të kesh liruar një rob prej bijve të Ismailit (Paqja qoftë mbi të!). E sa për ecjen tënde në Safa dhe Merve, është si të kesh liruar shtatëdhjetë robër. E sa i përket qëndrimit tënd deri në perëndim të Arafatit; është se me të vërtetë Allahu zbret në qiellin e dynjasë, dhe krenohen me ju Melaiket. Dhe thotë (i Madhërishmi): ‘Robërit e Mi më erdhën Mua të pakrehur (me flokë të shprishura) nga çdo luginë e thellë, duke shpresuar Xhenetin Tim. Edhe nëse do të ishin gjynahet tuaja sa numri i kokrrizave të rërës, apo sa pikat e shiut, apo sa shkuma e detit, do t’i falja ato! Shpërndahuni o Robërit e Mi me falje për ju dhe për të gjithë ata që ju keni ndërmjetësuar për të.’

E sa i përket gjuajtjes së gurishteve, është se për çdo guralec të cilin e hedh do të kesh shlyerjen e një prej mëkateve më të mëdha. E sa i përket kurbanit tënd, ai është (sakrifica) që do të merret për ty tek Zoti yt. E sa i përket rruajtjes së kokës tënde, për çdo fije të flokut do të kesh një të mirë dhe do fshihet prej teje një gjynah. E sa i përket Tavafit (rrotullimit) tënd rreth Shtëpisë (Qabes) pas gjithë kësaj, ti veçse rrotullohesh, se në ty nuk ka më asnjë gjynah. Dhe vjen një melek dhe i vë duart e tij në mes dy supeve të tua, dhe të thotë: ‘Puno dhe merr me vete atë që do bësh në të ardhmen, sepse ajo që shkoi tu ka falur!’” *

I kërkojmë Allahut nga të mirat e Tij…

* Hadithi Hasen-Ligajrihi. Referenca: “Sahih et-Tergib ue et-Terhib”; Nr i Hadithit: 1112.

Përktheu: Bashkim Selmani

daveti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje