8 forma të tekbireve

haxhi

Disa forma të tekbireve që saktësohen nga selefët (të parët tanë të mirë)

 

Forma e parë:“Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe il lAllahu uAllahu ekber, Allahu ekber ue lilahil hamd”.

Ibën Kudame (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Kjo është fjala e Umerit, Aliut dhe Ibën Mesudit. Këtë ka thënë dhe Eth-Theuri, Ebu Hanife, Ahmedi dhe Is’haku. “El-Mugnij” (3/290)

Prej dijetarëve që e kanë zgjedhur këtë formë të tekbirit janë: Dijetari i Islamit Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) “El-Fetaua” (24/220), Hafidh Ibën Rexhebi (Allahu e mëshiroftë!) “Letaiful-Mearif” fq. (364), Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) “Temamul-Minneh” fq. (356), Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) “Esh-Sherh el-Mumti” (5/225)

 

Forma e dytë:“Allahu ekber kebiran, Allahu ekber kebiran, Allahu ekber ue exhel, Allahu ekber ue lilahil hamd”.

Kjo transmetohet nga Ibën Abasi radijAllahu anhuma. Këtë formë të tekbirit e ka transmetuar Ed-Darakutnij në “Sunenin” e tij (2/25) (1712) dhe Ibën Ebi Shejbeh (1/490) dhe e ka saktësuar shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “El-Irvau” (3/126)

 

Forma e tretë:“Allahu ekber kebiran, uel hamdulilahi kethiran, ue subhanAllahi bukraten ue esilan”.

E transmeton Bejhakiu nga Shafiu dhe e ka zgjedhur këtë Neveviu në “El-Edhkar” fq. (202).

 

Forma e katërt:“Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe il lAllahu uAllahu ekber, ue lilahil hamd”.

Kjo transmetohet nga Ibën Mesudi radijAllahu anhu. Ibën Ebi Shejbeh në “Musanef” (2/165)

 

Forma e pestë:“La ilahe il lAllah, uAllahu ekber, Allahu ekber, ue lilahil hamd”.

Esh-Sheukani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Kjo ka ardhur nga Umeri dhe Ibën Mesudi radijAllahu anhuma. “Nejlul-eutar” (3/330)

Forma e gjashtë:“Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber”.

Këtë e ka thënë Ibën Abasi radijAllahu anhuma, Maliku dhe Shafiu (Allahu i mëshiroftë!). “El-Mungij” (3/290)

 

Forma e shtatë:“Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber kebiran”.

Transmeton Bejhakiu nga Selmani në “Sunenul-Kubra” (3/316). Këtë ka zgjedhur hafidh Ibën Haxheri (Allahu e mëshiroftë!) në “Fet’hul-Barij” (2/462) dhe Esh-Sheukani (Allahu e mëshiroftë!) në “Nejlul-Eutar” (3/330)

 

Forma e tetë:“Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber, ue lilahil hamd, Allahu ekber ue exhel, Allahu ekber ala ma hedana”.

Transmeton Bejhakiu nga Ibën Abasi radijAllahu anhuma në “Sunenul-Kubra” (3/315). Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Zinxhiri i tij është autentik. “El-Irvau” (3/125).

 

Përgatiti: Unejs Sheme

daveti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje