Marrja e diçkaje me pa të drejtë

3-pyetje-720x340

Kujdes në marrjen e diçkaje me pa të drejtë

 

Ibn Xheriri tregon, se Ebu Seleme ibn Abdurrahmani  ka pasur një mosmarrëveshje me njerëzit rreth një toke.

Hyri tek Aisha -Allahu qoftë i kënaqur prej saj-  dhe ia përmendi këtë asaj e ajo tha:

“O Ebu Seleme, lëre atë tokë! Me të vërtetë i Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- ka thënë:

“Ai që përvetëson vetëm një pëllëmbë të tokës së dikujt, ajo do t’i lidhet për qafe nëpër shtatë Tokat.

(Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi në Musnedin e vet)

 

Gjithashtu i Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam-  ka thënë:

“Kush merr diçka nga toka pa asnjë të drejtë, ajo do të jetë e lidhur prej tij deri në Ditën e Gjykimit nëpër shtatë Tokat.”(Buhariu)

Daveti gif

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje