”O SA I BUKUR QË JE O MUHAMED”

sotNë ditët e para të Islamit, në një natë të kthjellët Pejgamberi a.s. dhe Ebu Bekri r.a. kishin dalë të ecin në shkretëtirë. Drita e hënës kishte rënë në fytyrë të Pejgamberit a.s. dhe ishte shfaq një bukuri e pashoq.

Atëherë gjuha e Ebu Bekrit, nën direktivën e ndjenjave të brendshme, filloi të belbëzojë: “Sa i bukur që je o Muhammed”. Pejgamberi a.s. i tha: “Ke të drejtë”.

Këtë ngjarje e dëgjon Ebu Xhehli dhe një ditë tjetër del para Pejgamberit a.s. dhe i thotë: “Sa i shëmtuar që je o Muhammed”. Pejgamberi a.s. edhe atij, për çudi, i dha të drejtë.

Atëherë Ebu Bekri i drejtohet Pejgamberit a.s.: “O i Dërguari i Allahut u thashë se jeni i bukur, ju u përgjigjët se kam të drejtë. Ai pabesimtari ju tha se jeni i shëmtuar, ju edhe atij i dhatë të drejtë! Si mundet kjo?”

Pejgamberi a.s. i përgjigjet: O Ebu Bekër, unë jam një pasqyrë. Kur dikush më shikon mua, tek unë ai e sheh veten e tij. Ti je i bukur dhe e pe bukurinë. Kurse, ai pabesimtari është i shëmtuar dhe e pa shëmtinë. Kështu pra, ju të dy e thatë të vërtetën.121sapuna2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje