Unë të bleva tokën jo florinjtë

flori1

Ndodhi besnikërie

 

Nga Ebi Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur prej tij-  përcillet se i Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- ka thënë:

 

Një burrë i bleu një tjetri tokën e tij dhe blerësi në tokën e blerë gjeti një qyp me florinj. Njeriu që bleu tokën i tha ish-pronarit të saj:

 

-Merri këta florinj nga unë, sepse unë të bleva tokën dhe jo florinjtë. Por ai që i shiti tokën i tha:

 

-Unë të shita tokën dhe çfarë kishte në të.

Por ata të dy shkuan për të gjykuar tek një i tretë, që u tha:

-A keni fëmijë?

-Kam një djalë. – Tha njëri prej tyre. Ndërsa tjetri tha:

-Kam një vajzë.

-Martojeni djalin me vajzën, atë pasuri shpenzojeni për ata të dy dhe jepeni sadaka. – U tha ai.

 

(Buhariu dhe Muslimi)

Daveti gif

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje