Kështu e mësova këtë dashuri

5

Imam Sheukani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Një natë prej netësh u shtriva në shtrat dhe po rrotullohesha sa andej këndej duke u menduar në hadithin e Profetit, salallahu alejhi ue selem:

 

“Ata që duhen për hir të Allahut, Ditën e Gjykimit do të jenë në mimbere (podjume) drite, të cilët i kanë zili profetët dhe dëshmorët.”

 

Kthehesha majtas-djathtas dhe mendoja se si ta kuptoj këtë hadith? Si ka mundësi që kjo dashuri për hir të Allahut i bën profetët dhe dëshmorët t’i kenë zili këta persona dhe ata të jenë në mimbere drite?
Thashë: dashuria është prezente tani midis njerëzve dhe shumica e saj nuk është për Allah.

Bashkëshorti e do bashkëshorten e tij, por jo për hir të Allahut.

Bashkëshortja e do bashkëshortin e saj, por jo për hir të Allahut.

Baballarët i duan fëmijët e tyre, por jo për hir të Allahut.

Fëmijët i duan prindërit e tyre, por jo për hir të Allahut.
Po kështu, do prijësin, do tregtarin, do kujdestarin tënd, do një person për bukurinë e tij, filanin e do për zërin e bukur,  një tjetër e do për pasurin e tij…

 

Kështu e mësova se dashuria për hir të Allahut është më e shndritshme se safiri (gur i çmuar) i kuq.

 

Marrë nga libri “Fet’h err-rrabani” vëll. IX.

Daveti gif

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Shperndaje
Shperndaje